Përbërësit: një lakër 2 vezë gjysmë filxhani qumësht 2 filxhanë oriz të marinuar 500 g kërpudha 1 qepë 1 lugë rigon 1 lugë borzilok
Përbërësit:
një lakër
2 vezë
gjysmë filxhani qumësht
2 filxhanë oriz të marinuar
500 g kërpudha
1 qepë
1 lugë rigon
1 lugë borzilok
1 karotë
1 kungulleshë
kripë
piper
250 g domate pa lëvore dhe pa fara
2 lugë lëng limoni
salcë të specave të kuq
Përgatitja:
Lakrën ndajeni në fletë dhe njomeni secilën në ujë të njelmët. Priteni pjesën e brendshme nëse është tepër e trashë.
Karotën dhe kungulleshën grijeni në rende.
Në një enë të veçantë përzieni vezët me qumështin, orizin, kërpudhat, qepën, perimet dhe erëzat.
Ngjishni mirë dhe me masën e përftuar mbushni sarma.
Sarmat radhiten në një enë të thellë dhe u qiten salca e domateve.
Sarma në zjarr të lehtë zihen rreth një orë.
Për të bërë salcën pritni domatet sa më imët, shtoni kripën, piperin, salcën. Përzieni me lëngë limoni.
COMMENTS