Sara Kapo në rolin e Shote Galicës (Video)

Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea, është pjesë e një projekti të ri, një dokumentar me metrazh të shkurtër, i cili do të të ketë në fokus luftëtaren shqiptare, Shote Galica.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Sara përmes rrjeteve sociale.

‘Kaq e emocionuar të jem pjesë e një dokumentari të shkurtër për Shote Galicën, ku në sytë e regjizores Dojna Mema, jam pikërisht ajo! 22 Shtator pres me padurim premierën’, shkruan Sara në Instagram.

Ndryshe Sara është bërë protagonistja e këngës së re të Florit dhe Ledrit ‘Beautiful’ të konceptuar për të treguar një pjesë të asaj që duhet të përballojnë njerëzit e sëmurë me kancer.

COMMENTS