Sangria

Sangria

Sandviç në kulaç (Video)
Kërcëlluese, por shkrihet në gojë: Pitja nga çokollata – fantazi nga tre përbërës

Sangria është një pije tradicionale spanjolle, që me ngjyrat dhe shijen e saj të bën për vete që në gllënjkën e parë.

Ne po ju sjellim një variant të përgatitjes së sangrias, pasi vërtetë ka mënyra e forma të ndryshme të përgatitjes së kësaj pijeje magjike.

Përbërësit

500 ml verë e kuqe
20 gr mjaltë
1 limetë
1 limon
1 portokall
1 kanellë Podravka
2-3 kokrra karafili
1 mollë
liker portokalli

Udhëzimet

Në një enë qelqi hidhni verën e kuqe bashkë me mjaltën. Pas tretjes së mjaltës, shtojmë të gjitha frutat e prera në copa të vogla si dhe karafilin me kanellën.

Masa përzihet pak dhe vendoset në frigorifer për 3 orë.

Shërbehet me copa frutash.

COMMENTS