Samsung pëson rënie, shet 30% më pak

Samsung pëson rënie, shet 30% më pak

Kujdes! Ky ‘trik’ ju bllokon iPhone-in
Ambientet e Instagramit (Foto)

Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung ka parë rënie të fitimeve, pasi ka ndaluar të prodhojë smartfonin Galaxy Note 7.

Fitimet midis korrikut dhe shtatorit kanë rënë për 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë ka ndaluar të prodhojë Note 7 pas raporteve se bateritë e tyre kapen në flakë.

Tërheqja nga tregu e Note 7, i cili konkurron me iPhone të kompanisë amerikane Apple, është parë si goditje për reputacionin e kompanisë për cilësi dhe besueshmëri.

Samsung tha se njësia e tij e telefonave mobilë do të fokusohet tani në ‘zgjerimin e shitjeve të produkteve të reja dhe në rikthimin e besimit të konsumatorëve’.

COMMENTS