Samsung ka plane të bëjë ‘boom’ me Galaxy S8 (Video)

Samsung ka plane të bëjë ‘boom’ me Galaxy S8 (Video)

Makina e certifikuar për vozitje dhe fluturim (Video)
Shpërthim gjigant i tokës (Video)

Samsung e ka të vështirë të shtyjë njerëzit të harrojnë për natyrën eksplozive të Galaxy Note 7 dhe kështu është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të bind publikun që Galaxy S8 nuk do të ketë të njejtat defekte, ose ndonjë defekt tjetër.

Kështu, kompania ka publikuar edhe një video për t’u siguruar që ka vëmendjen e konsumatorëve. Videoja një minutëshe shfaq Galaxy S7 Edge në një sërë testesh, duke përfshirë zhytjen në ujë dhe operimin në kushte ekstreme të temperaturës.

Në mes të këtyre testeve torturuese, teksti në video spjegon që ‘telefonat tanë testohen në mënyrë të stërholluar, më pas ritestohen, dhe testohen përsëri’.

Video përmbyllet duke treguar se inovacioni është trashëgimia e kompanisë, ndërsa kualiteti është prioriteti i tyre.

Të gjitha këto, si duket, janë përpjekje të kompanisë që të kthej besimin në markën e tyre, në kohën kur lansimi i Galaxy S8 është duke u afruar.

COMMENTS