Samsung Galaxy Note 7 evakuon avionin

Samsung Galaxy Note 7 evakuon avionin

Zbardhja e dhëmbëve përmes telefonit (Video)
Samsung gjen fajtorin për dështim të Galaxy Note 7

Pak para nisjes një aeroplan i ‘Southwest Airlines’ në SHBA, është evakuar në aeroportin e Louisville për shkak të tymit. Nuk ishte i aeroplanit por tymi dilte nga një telefon Samsung.

Kompania koreanojugore, kompania ajrore dhe Aviacioni Federal amerikan nuk e kanë konfirmuar ende llojin e celularit, por një grua ka rrëfyer për ‘The Courier Journal’ të Louisville se bëhet fjalë për telefonin Samsung Galaxy Note 7 të bashkëshortit të saj.

Telefoni u tërhoq nga tregu një muaj më parë për shkak të problemeve me baterinë dhe Samsung ka nisur një program zëvendësimi.

Sipas gruas, telefoni që mori flakë është zëvendësuar dy javë më parë. Fatmirësisht asnjë person në bord nuk është lënduar, përveçse është dëmtuar moketi i avionit.

COMMENTS