Samanta s’ka zë të mirë dhe ka bërë operacione plastike? Binduni! (Video)

Sot është njëra prej këngëtareve më të mira shqiptare, por shumë pak e kujtojnë herën e parë të saj në skenë.
Samanta Karavella ka mahnitur publikun shqiptar që në moshën 13 vjeçare, kohë në të cilën konkurroi në programin ‘Ethet e së Premtes’.

Në videon e mëposhtme, të shpërndarë nga vet Samanta, do të shihni sesi ajo ka kënduar para 13 vitesh këngën e Eneda Tarifës, ‘Ika Larg’.
Vet Eneda e ka rishpërndarë videon në Instagram dhe nën të ka shkruar:

‘O zeeeeemra ime ti! Sa e ëmbël sa e bukur. E kisha harruar fare. Por nuk kam harruar se sa emocion ndjeva kur e këndove. Një këngë e vështirë që akoma më nxjerr rrylat mua. Bravo. Miss you’.

COMMENTS