Samanta me këngë të re, prezanton bashkëpunëtoren! (Foto)

Samanta me këngë të re, prezanton bashkëpunëtoren! (Foto)

Flaka ‘qet flakë’ në Gërmi (Foto)
Gazetarët ngatërrojnë Beatrix Ramosajn me Rudina Dembacajn (Foto)

Ajo po bëhet gati për publikimin e projektit më të ri muzikor. E lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja Samanta Karavella përmes një fotografie të postuar në Instastory.

Samanta shihet se është bashkë me dizajneren Drenusha Xhara, duke lënë kështu të nënkuptohet që për pamjen e saj në klip do bashkëpunojë me dizajnerë nga Kosova.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj kënge, madje as datën se kur do të publikohet, por pritet që së shpejti të mësohet gjithçka.

Përndryshe projekti i fundit i titulluar ‘Si ai’ është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e këngëtares i cili që nga lansimi është klikuar mbi 6 milionë herë në YouTube.

COMMENTS