Samanta gati për ‘bombën’ e radhës (Foto)

Para pak ditësh ka publikuar duetin të cilësuar si të suksesshëm me reperin 2Ton, por siç duket këngëtarja Samanta Karavella nuk do të pauzojë.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale foton e një zemre të zënë nga duart dhe krahas saj ka shkruar: ‘Duke u bërë gati’.

Mësohet se ajo po punon aktualisht për publikimin e një klipi të ri, ndërsa kësaj radhe do të vijë solo dhe jo në duet.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të ruajë linjën e sukseseve që ka patur deri tani me publikimet e saj si solo po ashtu edhe sa i përket bashkëpunimeve.

COMMENTS