E vecanta e përgatitjes së salmonit në këtë mënyrë, qëndron tek marinada e jashtëzakonshme. Shpejt, shijshëm dhe lehtë.
Përbërësit:
4 copa peshk salmon
2 lugë gjelle mustardë
3 lugë gjelle salcë soja
6 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë hudhër
Udhëzimet:
Tiganin ngroheni dhe lyejeni me yndyrë, në mënyrë që të mos ngjis salmoni.
Vajin e ullirit, salcën soja, hudhrën dhe mustardën trazojini të gjitha bashkë.
Gjysmën e kësaj marinade hidheni mbi salmonin dhe lëreni të pushojë ashtu për 10 minuta.
Më pas bëjeni pjekjen e salmonit për 4-5 minuta në një anë dhe kthejeni me kujdes në anën tjetër.
Salmonin e pjekur vendoseni në pjatën e servimit dhe lëreni të pushojë edhe 10 minuta të tjera.
Para servimit, largojani lëkurën.
Ju bëftë mirë.
COMMENTS