Salmon me susam dhe salcë agrumesh

 

 

Përbërësit:

4 fileta salmon i freskët
8 lugë vaj ulliri
4 lugë kafeje salcë soje
4 lugë lëng portokalli
4 lugë lëng limoni
fara susami
kripë

Përgatitja:

Ndezim furrën me 190°C.

Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës. Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni. Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku.

I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer). E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut.

E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.

COMMENTS