Salmon me pure bizelesh

Tre përbërës, dhe drekë të shijshme do të keni në tryezën tuaj për vetëm gjysmë ore
Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë

Përbërësit:

500 gr. salmon i freskët
15 gramë qepë të kuqe
250 gr. patate
1 lugë çaji lëkurë limoni
1 gjethe dafine
vaj ulliri ekstra i virgjër
vaj perimesh
400 gr. miell 00
50 gr. galete
majdanoz
4 vezë
kripë

Përbërësit për purenë e bizeleve:

180 gr. bizele
20 gr. qepë të kuqe
20 gr. gjalpë
75 ml. krem i freskët
1 gjethe dafine

Për lëngun e perimeve:

100 gr. karrota
100 gr. selino
100 gr. qepë të kuqe
50 gr. kungull
50 gr. domate
1 gjethe dafine
2 litra ujë

Përgatitja:

Priteni salmonin në kubik dhe lëreni mënjanë. Më pas, merrni qepën dhe priteni në feta duke e hedhur në një tas, në të cilin shtoni majdanozin e prerë hollë më parë.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë, dhe në të shtoni patatet e lara dhe të pastruara më parë. Kur të jenë ftohur, vendosini mënjanë.

Në një tigan të madh shtoni vaj ulliri, dhe qepët, kubat e salmonit dhe gatuajini për pesë minuta duke e rregulluar shijen me kripë. Kalojini në një kullesë, për të hequr lëngun e panevojshëm, dhe përzieni me pjesën tjetër të përbërësve.

Mandej, në një letër kuzhinë, mbështilleni në formë cilindrike, dhe bëjeni gati për ta prerë në formë disku. Këto do të kalohen në miell, vezë të rrahura dhe galete dhe janë gati për t’u skuqur në temperaturë 180 gradë celsius.

Pureja nga bizelet:

Pastroni perimet, qërojini dhe pritini në kubikë për t’i hedhur më pas në sasinë e ujit. Lërini të ziejnë përreth një orë, e kur të jetë ftohur do hiqni perimet prej andej për të marrë ujin që do të përdoret për purenë.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë, dhe kur të nisë vlimin shtoni bizelet e freskëta për dy minuta. Më pas kalojini ato në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Në një tjetër tenxhere shtoni gjalpin, qepën e pastruar e të prerë hollë, gjethen e dafinës, dhe më pas bizelet.

Pas pesë minutave, shtoni lëngun e perimeve (të përgatitur që në fillim), dhe përdorni një blender për afro dy minuta derisa të përftohet një masë kremoze.

Në fund merrni një pjatë, vendosni një shtresë nga pureje e bizeleve, më pas salmonin.

Për dekorim:

Merrni selinon, lajeni, pastrojeni mirë dhe priteni hollë në feta, të cilat do të skuqen më pas në miell. Ato kalojini në letër kuzhine që t’i hiqet yndyra e tepërt dhe mandej vendosen sipër si dekorim.

COMMENTS