Salmon me perime

Salmon me perime

Tespishte apo tatli tradicionale (Video)
Kiflet e buta si gjalpë, nuk ka nevojë të prisni që të bymehen!

Recetë me një mënyrë të veçantë përgatitjeje. Një pjatë me një shije fantastike.

Përbërësit:

2 fileta salmoni të freskët
2 kunguj
2 karota
2 speca të kuq
2 lugë vaj ulliri
Salcë soje
Susam
Majdanoz
Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë salmonin me kripë dhe piper dhe e lemë të pushojë për 10 minuta.

Më pas, presim perimet në fije të holla, i lyejmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një letër alumini.

Vendosim sipër salmonin e marinar, mbyllim letrën e aluminit dhe e fusim për ta pjekur në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë celsius.

E pjekim për 20-25 minuta dhe e shërbejmë në letrën e aluminit, duke e spërkatur me pakëz susam, majdanoz dhe salcë soje.

COMMENTS