Sallatë pule me curry

Sallatë pule me curry

Një sallatë e shijshme pule për të gjithë adhuruesit e shijes së mëlmesës curry, e cila fare lehtë mund të përdoret edhe si mbushje sanduiçi. Përbë

Një sallatë e shijshme pule për të gjithë adhuruesit e shijes së mëlmesës curry, e cila fare lehtë mund të përdoret edhe si mbushje sanduiçi.

Përbërësit:
500 gr mish të pjekur ose zier pule
250 gr jogurt
100 ml majonez
3 lugë curry
4 qepë të reja
1/2 lëng limoni
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:
Pulën priteni dhe bëjeni bashkë me qepën e grirë imët.

Në një enë tjetër trazojeni bashkë jogurtin, majonezën, lëngun e gjysmë limoni, curryn, kripën e piperin.

Këtë salcë hidheni mbi sallatë dhe trazojini mirë të gjitha.

Para servimit, sallata duhet të ftohet në frigorifer.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS