Sallatë me vezë

Sallatë me vezë

Qofte tradicionale (Video)
Patate e pjekur me vezë

Një sallatë e lehtë pranverore, që mund të konsumohet në secilin vakt të ditës.

Përbërësit:

170 gr patate të pjekur
80 gr proshutë gjedhi
4 vezë të ziera
120 gr tranguj turshi
120 gr kërpudha shampinjon të marinuara
120 gr speca të pjekur të marinuar
200 gr majonez
180 gr ajke e thartë
kripë

Udhëzimet:

Pataten e pjekur, e qërojmë dhe e shtypim me pirun. Më pas e transferojmë në një pjatancë më të madhe.

Trangujt turshi, vezët dhe proshutën i grijmë trashë me rende.

Specat i grijmë imët.

Të gjithë përbërsit i shtojmë tek patatet e shtypura, shtojmë kripë sipas dëshirës dhe i trazojmë të gjitha ngadalë.

Pastaj shtojmë edhe majonezën e ajkën e thartë dhe i trazojmë edhe një herë mirë të gjitha.

Para servimit, lihet të pushojë në frigorifer.

COMMENTS