Sallatë me thjerrëza, domate dhe qepë

Sallatë me thjerrëza, domate dhe qepë

Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë
Biftek tartarësh

Kjo sallatë është një pjatë e freskët dhe ju mund ta shërbeni atë si pjatë të dytë.

Përbërësit:

250 gr. thjerrëza
2 lugë qepë e njomë (të grira)
6 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
10 domate qershi
1 spec djegës (i freskët)
piper i bardhë (i bluar sipas dëshirës)
1 qepë
12 fletë borzilok
kripë

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj sallate, si fillim vendosni thjerrëzat të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe kripë.

I lini thjerrëzat të vlojnë për 20 minuta. Pasi t’i keni hequr nga zjarri, thajini dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë, pastroni dhe prisni hollë qepët. Grini qepët e njoma, prisni në forma rrethore specin e kuq dhe prijini në katërsh domatet qershizë.

Në një tas të vogël, përzieni pak vaj ulliri, kripë dhe piper të bluar. Trazojini mirë dhe lërini mënjanë.

Më pas merrni thjerrëzat, tashmë të ftohta dhe hidhini në një tas të thellë. Bashkojini dhe me përbërësit që përgatitëm pak më parë dhe trazojini mirë. Më pas hidhni dhe përzierjen e krijuar me vaj, kripë dhe piper. Hidhini edhe pak borzilok të copëtuar dhe trazojini sërish që të përzihen të gjithë përbërësit.

Sallata juaj është gati, duke e shoqëruar dhe me disa fletë të freskëta borziloku.

COMMENTS