Sallatë me speca e hudhër

Sallatë me speca e hudhër

Avokado me vezë
Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë

Një sallatë e vjetër dhe shumë e dashur për të gjithë.

Përbërësit:

500 gr speca të pjekur
50 ml vaj
4 thelpinj hudhre
lëng limoni
magdanoz
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

Hudhrën shtypeni imët bashkë me piperin e kripën, shtoni vajin gradualisht, ndërsa masën e përzieni vazhdimisht.

Sipër masës shtoni magdanozin e grirë imët dhe lëngun e limonit.

Specat e pjekur qërojini e largojuni farat. Pastaj vendosini në masën me hudhër.

Pastaj transferojini në një pjatancë. Pasi të kenë pushuar për një kohë, shërbejini.

COMMENTS