Sallatë me sardele

Sallatë me sardele

A do të provonit ëmbëlsirën nga karota? Nuk do të pendoheni
Ëmbëlsirë sarajevase apo ëmbëlsirë meraku

Përzierja e të gjithë perimeve me sardele, ju sjellin shije të mirë në një sallatë të bollshme.

Përbërësit:

250 gramë
200 gramë bizele
100 gramë karota
100 gramë tranguj turshi
2 konserva me sardele
2 vezë
200 gramë majonezë
1 lugë e mesme mustardë
1 limon
kripë, piper i zi

Përgatitja:

Patatet e paqëruara zihen në ujë me kripë, e pastaj qërohen dhe pritet në kube.

Karotat pastrohen, priten në kube d he, bashkë me bizelet, zihen në ujë me kripë. Vezët zihen gjithashtu, qërohen dhe priten në kube.

Sardelet hiqen nga konserva dhe kullohen nga yndyra e tepërt.

Në enë të veçantë tunden majoneza, mustarda, lëngu i limonit dhe kripë e piper i zi sipas shijes.

Në enë të madhe përzihen perimet e ziera, vezët dhe sardelet. Përmbi derdhet përzierja e përgatitur me majonezë dhe të gjitha përzihen ngadalë.

Këshillë shtesë: Sallata e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer nja 2 orë e pastaj shërbehet.

COMMENTS