Sallata me peshk ton, është një sallatë e shijshme e cila mund të shërbejë edhe si pjatë kryesore ose shoqëruese.
Përbërësit
1/2 sallatë e gjelbër
1 konzervë/kanace peshk ton
1 konzervë/kanace fasule të bardha të ziera
1 spec i kuq
pak ullinj
vaj
1/2 lëng limoni
kripë dhe piper i zi
Udhëzimet
Salatën pastrojeni, thajeni dhe renditeni në pjatancë.
Peshkun e fasulen kullojini e më pas vendosini sipër sallatës.
Shtoni edhe ullinjtë dhe specin e prerë në kubikë të vegjël. Kriposini e piperosini.
Sallatën spërkateni me vaj ulliri dhe lëng limoni.
COMMENTS