Sallatë me peshk ton

Sallatë me peshk ton

Një sallatë e shkëlqyeshme, që mund të shërbehet si pjatë kryesore ose edhe pjatë anësore e një darke të shijshme.

Përbërësit:
1/2 sallatë e gjelbër
1 konzervë peshk ton
1 konzervë e vogël fasule
1 spec i kuq
ullinj
vaj ulliri
1/2 lëng limoni
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:
Sallatën lajeni, thajeni dhe renditeni në pjatancë.

Peshkun dhe fasulet kullojini nga lëngu ku ndodhen e më pas renditini mbi sallatë.

Sipër tyre shtoni ullinjtë dhe specin e prerë në katrorka të vogla. Shtoni edhe kripë e piper.

Në fund hidhni edhe vaj ulliri e lëngun e limonit dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS