Sallatë me mango

Sallatë me mango

Mundeni lodhjen pranverore me këtë sallatë të shijshme e freskuese me mango.

Përbërësit:
1 mango
20 tomatina
12-15 copë mini-mozzarella
1 qepë e kuqe
vaj ulliri
lëng limoni
kripë dhe piper i zi

Mangon e qërojmë e grijmë në kubikë të vegjël.

Tomatinat i ndajmë përgjysmë, qepën në shirita.

Shtojmë mini mozzarellat, vaj ulliri, pak lëng limoni, kripë e piper të zi të freskët dhe i trazojmë mirë edhe një herë para servimit.

COMMENTS