Sallatë me luleshtrydhe

Secili prej përbërësve të recetës ka nga vlerat ushqyese më të mira që i nevojiten trupit.

Është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e bukur, krejtësisht pranverore. Ajo që iu intereson më tepër është që mund ta përgatisni për pak minuta, mjafton të lani spinaqin…

Për 4 persona duhen:

400 gr. luleshtrydhe

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mustardë

2 lugë gjelle lëng limoni Kripë,

piper

100 gr. spinaq të vogël

Pak sallatë jeshile

200 gr. djathë të bardhë

Luleshqerra për zbukurim

Përgatitja:

Pastrojmë, lajmë dhe thajmë me kujdes luleshtrydhet, spinaqin, sallatën. Copëtojmë sallatën në copa të vogla dhe presim spinaqin imët.

Përziejmë 100 gr. luleshtrydhe me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen masë homogjene. Shtojmë kripë e piper. Pjesën tjetër të luleshtrydheve e ndajmë përgjysmë.

Copëtojmë djathin e bardhë në copa të mëdha. Bashkojmë spinaqin, sallatën dhe luleshtrydhet në një tas të madh dhe u hedhim sipër salcën e përgatitur. I përziejmë së bashku dhe shtojmë sipër copat e djathit dhe luleshqerrat.

COMMENTS