Përbërësit: 150 gr kallamar të pastruar 150 gr karkalec të pastruar 10 gr karota në feta të holla Pak çokollatë të bardhë Pak spec djegës Vaj
Përbërësit:
150 gr kallamar të pastruar
150 gr karkalec të pastruar
10 gr karota në feta të holla
Pak çokollatë të bardhë
Pak spec djegës
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Pak hudhër
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht presim hollë kallamarin dhe karkalecin, ngrohim më pas tiganin me vaj ulliri (tregoni kujdes që të mos ngrohet shumë vaji), hedhim kallamarin e karkalecin dhe i kavërdisim pak në vaj.
Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë.
Kur të ketë avulluar hedhim pak hudhër, spec djegës, çokollatën e bardhë dhe e rregullojmë me kripë. Më pas shtojmë pak ujë të mjaftueshëm për të shuar çokollatën e bardhë.
Pasi e gjitha është avulluar dhe sallata është gati, e vendosim në pjatë sipas formës së dëshiruar.
COMMENTS