Sallatë Caesar

Sallatë Caesar

Mish i pjekur pule i mbështjellur në role
Patate të pjekura me vezë

Përbërësit:

200 gr. fileto pule
1 fetë buke të thekur
Sallatë jeshile
50 gr. djath Parmigiano në copa të vogla
5-6 domate qershi sipas dëshirës

Përbërësit për salcën:

100 ml. majonezë
40 ml. qumësht
40 gr. parmigiano i grirë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni
1 thelbi hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

COMMENTS