Salca franceze ‘Gribiche’

Salca franceze ‘Gribiche’

Mish pule me oriz. Drekë e shpejtë për tërë familjen (video)
Supë peshku me perime

Salca ‘Gribiche’ është ndër salcat më të njohura në kuzhinën franceze dhe është tejet e shijshme.

Me të mund të shoqëroni filetot e mishit dhe të peshkut të ziera (por që me to nuk këshillohet shumë pasi proteinat arrijnë stratosferën) Perimet e gjalla për t’i dhënë një shije më shumë ose thjeshtë për ta lyer sipër copave të bukës së thekur.

Nuk është tjetër vetëm se një salcë majonez por në vend të vezëve të gjalla bëhet me vezë të ziera dhe shtimi i aromave të freskëta i japin asaj një shije të veçantë.

Përbërësit:

4 vezë të ziera fortë

1 lugë mustardë franceze

1 lugë kapëri

1 lugë lëngë limoni ose uthull molle

2-3 tranguj të vegjël turshi

erëza të freskëta (kopër, majdanoz, drangoçel, bar qepe)

rreth 50-60 ml. vaj ulliri ekstra të virgjër

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper, lëngun e limonit derisa të thërmohet. Shtoni në vijim vajin si majonezi gjithmonë duke e rrahur derisa salca të emulsionohet.

Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkojini me salcën duke i përzier me delikatesë. Në fund shtoni dhe copëzat e të bardhës së vezës të prerë në kubik dhe shërbejeni.

COMMENTS