Salah në Real Madrid?

Salah në Real Madrid?

Edhe një sukses i Getta Beqës, tani merr trofe në Milano (Foto)
Reali me ofertë për Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është një nga objektivat kryesore te gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Egjiptiani, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në ‘Anfield’, është futur seriozisht në ‘radarin’ e klubit madrilen.

Mediet spanjolle shkruajnë se ish-ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho është duke ndërmjetësuar në transferimin e mundshëm të Salah.

Madje, thuhet se tashmë Coutinho ka njoftuar edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messin së është duke u përgatitur terreni për blerjen e egjiptianit, raporton RTKLive.

Ndryshe, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pak ditë më parë deklaroi se Salah ndihet rehat në ‘Anfild’.

COMMENTS