Sajti i Federatës Rumune – Cak i hakerave shqiptarë

Sajti i Federatës Rumune – Cak i hakerave shqiptarë

Granit Xhaka si në qiellin e shtatë, kështu është kur e mund kampionin (Foto)
Neymar shënon supergol nga kulmi në kulm (Video)

Hakerat shqiptarë kanë bllokuar sajtin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, dy ditë pasi kombëtarja shqiptare mposhti Rumaninë me rezultat 1:0 në ‘Euro 2016’.

Siç raportojnë mediat rumune, ishin hakerat shqiptarë, nëpërmjet fotove, që morën autorësinë e këtij sulmi. Një hacker që quhet nofawkX-al sulmoi faqen të martën në mbrëmje. Hackeri la një mesazh në faqe, së bashku me emblemën e flamurit shqiptar dhe shqiponjën.

‘Kuq e zi vishem. Shqiponjën kam në gjoks. E mbaj lart kokën dhe për flamur vdes. O sa mirë me qenë shqiptar’.
Federata rumune e futbollit arriti të rimarrë faqen pak orë më vonë. Sipas mediave lokale, policia mori njoftim për incidentin dhe tha se do të gjejë përgjegjësit për personat që kanë hyrë në faqe dhe nuk kanë akses, duke shkatërruar të dhënat’.

COMMENTS