‘Sa i reklamoni gjinjtë, më mirë mamografoni ato’

Muaji tetor i kushtohet tërësisht femrave të prekura nga sëmundja e Kancerit të Gjirit.

E këngëtarja Rona Nishliu ka bërë një apel të veçantë për këtë sëmundje vdekjeprurëse, përcjellë zico.tv

Ajo ju ka kërkuar femrave që në vend t’i ekspozojnë gjinjtë në Instagram ta bëjnë këtë para mamografonit.

‘Dita e fundit e tetorit të mos jetë dita e fundit e vitit për vetëdijesim mbi kancerin e gjirit! Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, më mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shpresë, luftoni pa frikë për vetën tuaj. Ju dua’, ka shkruar në Instagram, Rona.

Me rastin e muajit rozë, të shtunën është organizuar ecja simbolike kundër Kancerit të gjirit, e cila do të ketë për qëllim vetëdijesimin e popullsisë për kujdesin ndaj shëndetit.

COMMENTS