Rusia shpall listën ku mungojnë shumë yje

Rusia shpall listën ku mungojnë shumë yje

Roma kërkon mrekullinë e radhës për të arritur në finale
Luftëtari ‘i kafazit’ premton mbrëmje të UFC-së për shqiptarët

Përfaqësuesja e Rusisë që njëherësh është edhe organizatore e botërorit, të premten ka publikuar listën preliminare me emrat e 28 futbollistëve. Seleksionuesi Stanislav Cherchesov në këtë listë ka futur emra të lojtarëve të rinj, të cilët sipas tij do të mbulojnë hapësirat e lëna nga lojtarët e lënduar. Ai është i pari që shpall listën për Botëror, qoftë edhe preliminare.

Rusia po shpreson që të paktën të kalojë fazën e grupeve që do të ishte hera e parë për të. Botërori ‘Rusia 2018’ do të nisë më 14 qershor për të përfunduar më 15 korrik, kurse ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume të shpërndara në 11 qytete, përfshirë këtu Moskën, St Petersburgun dhe Sochin.

Në ekip janë përfshirë vetëm tre lojtarë që luajnë jashtë kufijve të Rusisë: portieri Vlamidir Gabulov (Brugge), mbrojtësi Roman Neustadter (Fenerbahçe) dhe sulmuesi Denis Cheryshev (Villarreal). Ndërsa, janë kthyer gjashtë lojtarë që ishin pjesë e Rusisë në botërorin ‘Brazili 2014’.

COMMENTS