Rusia nis reduktimin e pranisë ushtarake në Siri

Rusia nis reduktimin e pranisë ushtarake në Siri

Fillojnë të mbledhen protestuesit para Kuvendit të Kosovës
Princ Leka II- Ramushit: Më vjen mirë që keni kaluar problemet në Francë

Rusia ka filluar të tërheq forcat e saj ushtarake nga Siria. Shefi i Forcave të Armatosura të Rusisë ka thënë se të parët që do të lënë vendin aeroplanmbajtëset.

‘Në pajtim me vendimin e komandantit suprem të forcave të armatosura të Rusisë, Vladimir Putin (presidenti i Rusisë), ministria ruse e mbrojtjes ka filluar reduktimin e pranisë së armatosur në Siri’, është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë gjenerali Valery Gerasimov.

Ai gjithashtu është cituar të thotë se flota e marinës ruse e udhëhequr nga aeroplan mbajtësja Admiral Kuzentsov,e cila operonte nga Deti Mesdhe, afër Sirisë, do të jetë e para që kthehet nga Siria.

Putin në muajin dhjetor ka thënë se Rusia është pajtuar për reduktimin e pranisë ushtarake në Siri sipas marrëveshjes së armëpushimit që garantohet nga Moska dhe Ankaraja. Armëpushimi në Siri është një masë që duhet mbajtur sipas OKB-së.

Rusët kanë kryes bombardime të rënda nga ajri ndaj rebelëve anti-qeveritarë.

COMMENTS