Rusia ndihmon Serbinë kundër Kosovës në Interpol

Rusia ndihmon Serbinë kundër Kosovës në Interpol

Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë familjen, prind pas 20 vitesh (Video)
Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha sferat, veçanërisht atë të sigurisë

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit , e cila në muajin nëntor do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia tashmë ka filluar aktivitetet e veta diplomatike për të penguar pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Siç përcjell ‘veçernje novosti’ , Moska edhe tash është partneri kryesor i Begoradit. Ajo në Lyon, ku gjendet selia e Interpolit, do të lobojë që lutja Kosovës të mos futet në rendin e ditës të Asamblesë që do të përcaktohet në vjeshtë.

Në selinë e Interpolit kohë më parë ka qëndruar edhe delegacioni i Serbisë i udhëhequr nga Vladimir Rebiq, drejtor i policisë, i cili, pas kthimit ka thënë se Serbia do të bisedojë me të gjitha vendet me qëllim që t’i bindë ato se anëtarësimi i Kosovës nuk është në interesin e Serbisë, e madje, siç thonë medie serbe, as në interesin e Interpolit.

Për përgatitjen e rendit të ditës të Asamblesë së Përgjithshme të policisë botërore është i ngarkuar Komiteti Ekzekutiv e atë kryeson Meng Honguej nga Kina. 12 anëtarët tjerë janë nga Algjeria, Koreja, Rusia, Kanadaja, Franca, Belgjika, Brazili, SHBA-ja, Moldavia, Singapori, Afrika Jugore dhe Nigeria.

COMMENTS