Rusia humb kontaktin me satelitin e ri të motit

Rusia humb kontaktin me satelitin e ri të motit

Rusia ka humbur kontaktet me një satelit të motit vetëm disa orë pas lëshimit të tij nga një kozmodrom i ri.

‘Kontakti nuk u krijua sepse nuk është në orbitën e planifikuar’, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Sateliti Meteor-M është bartur me një raketë Soyuz.

Lëshimi është bërë në orën 14:41, sipas kohës lokale, nga kozmodromi Vostoçni në Lindjen e Largët Ruse.

Ky është lansimi i dytë nga kjo bazë, e cila është hapur vitin e kaluar.

Satelitë më të vegjël kanë qenë po ashtu në bord.

COMMENTS