Rusia e kritikon legjislacionin për sanksionet amerikane

Zyrtarët e Rusisë dhe ligjvënësit e kanë kritikuar ashpër legjislacionin e miratuar në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Moskës dhe vështirësohet lehtësimi eventual i tyre nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha sot se ky legjislacion është ‘hap kah shkatërrimi i perspektivës për normalizim të raporteve’ ndërmjet Uashintonit dhe Moskës.

‘Ne kemi thënë disa herë se këto aksione nuk do të kalojnë pa përgjigje’, e ka cituar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, zëvendësministrin Ryabkov, i cili konsiderohet se është personi kryesor për raportet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara.

COMMENTS