Rusi, shpërthime në metronë e Shën Petërsburgut, ka edhe viktima

Rusi, shpërthime në metronë e Shën Petërsburgut, ka edhe viktima

Sonte pritje madhështore për Haradinajn në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë
Një pjesë e ushtrisë jashtë komandës – tentim për grushtshtet në Turqi

Shpërthime vdekjeprurëse ndodhën të hënën në sistemin e metrosë në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimet, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë të gjitha shkaqet e mundshme, përfshirë edhe terrorizmin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi burime të paidentifikuara të kenë thënë se së paku dhjetë njerëz janë vrarë.

Ueb-faqja ruse Lenta.ru, në anën tjetër, tha se së paku pesë veta janë vrarë.

Sipas shërbimeve emergjente në Shën Petersburg, shpërthimet kanë goditur dy vagona në dy stacione të metrosë.

Pamje që thuhet se janë nga vendi i ngjarjes dhe që janë postuar në media sociale, tregojnë tym në stacionin e metrosë.

COMMENTS