Ruset u diskualifikuan për shkak të dopingut, medalja e artë u jepet SHBA-ve

FIFA ndëshkon Etrit Berishën dhe FSHF-në
Zyrtare: Messi vazhdoi kontratën me Barcelonën

Ekipit të femrave të Shteteve të Bashkuara në stafetën 4×400 metra, i është dhënë medalja e artë për Kampionati Botëror të Atletikës në vitin 2013, pasi ekipi fitues i Rusisë ishte diskualifikuar për shkak të skandalit të dopingut.

Ceremonia, ku u ekzekutua himni amerikan, u mbajt dje, para fillimit të Kampionatit Botëror të Atletikës, në Stadiumin Olimpik të Londrës.

Ekipi amerikan përbëhej nga atletet, Jessica Beard, Natasha Hastins, Ashley Spencer dhe Francena McCorory.

Rrjedhimisht, ekipi i Britanisë e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Franca të bronxtën.

COMMENTS