Rugova garanton se nuk do ta votojë Haradinajn në PAN

Rugova garanton se nuk do ta votojë Haradinajn në PAN

Gjakova me shkurorëzime masive
Vrasjet në Floridë, Policia merr në pyetje të dyshuarin

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka garantuar se nuk është ai që do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, si i nominuar i PAN-it për këtë pozitë.

Ai ka thënë se do të veprojë njësoj siç vendos partia e në përputhje me vullnetin e elektoratit që e bëri deputet.

‘Mirëmëngjesi miq, Sot vikend, ditë e mirë. Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimmarrëse të LDK-së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj’, ka thënë Rugova.

‘Qëndrestarët gjithmonë ja dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon!’, ka shtuar ai.

COMMENTS