RTV21 ndërpret sinjalin digjital (Video)

Arrestohen 10 femra nga Shqipëria dhe Serbia që punonin pa leje në klube nate
Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj atyre që po ia keqpërdorin imazhin

Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi, gjatë emisionin ‘Click’, urdhëroi që të ndërpritet sinjali digjital në Golesh. Kjo pas vendimit të KMP-së që mos të përdoret asnjë sinjal digjital pa lejen e tyre, shkruan rtv21.tv

‘Këtë nuk po e bëjë për hir tëndin e as për hir të KPM-së, por po e bëjë për hir të procesit. Unë qetash momentalisht përmes këtij televizioni, publikisht po ndërpres sinjalin e RTV21 në Golesh dhe sinjalet digjitale’, ka thënë Saraçini Kelmendi.

Duke shtuar se ajo ndjehet keq për shikuesit të cilët po shikonin në sinjalin digjital.

‘Atyre u jepni përgjigje ju’, përfundoi ajo duke iu drejtuar udhëheqësit të KPM-së, Adnan Merovcit.

COMMENTS