Rrugëtimi i Norës së artë

Rrugëtimi i Norës së artë

FFK-ja kundër ‘ndeshjeve humanitare’ ku bëhen fyerje e provokime nga serbët
Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht

Baku, Kazan, Varshavë. Janë këto tri qytetet në të cilat Nora Gjakova ka fituar medalje të bronzta evropiane në tre vjetët e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë viteve 2015, 2016 e 2017 ka fituar edhe plot medalje nëpër turnetë më të mëdhenj të xhudos. Dhe xhudistja 25-vjeçare nga Peja ishte e vendosur që në vitin 2018 të arrinte suksesin kulmor në kampionatin kontinental.

Ambicien për të fituar të artën e shprehu kohë më parë. Ishte një ambicie e bazuar në nivelin e arritur, por edhe më shumë në punën e madhe që po bënte në stërvitje. Dhe qëllimin e arriti.

Nora Gjakova të enjten u shpall kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 57 kilogramë. Pasi kampionatet në Baku të Azerbajxhanit, Kazan të Rusisë dhe Varshavë të Polonisë nuk ofruan medaljen me shkëlqimin më të madh, Nora një të tillë e siguroi në Tel-Aviv të Izraelit.

Pati një ditë plot shkëlqim. Fitoi bindshëm ndaj garueseve nga Azerbajxhani, Britania e Madhe, Portugalia, Rusia e në finale ndaj një xhudiste nga Gjermania.

COMMENTS