Rruga e Hillary Clinton drejtë Shtëpisë së Bardhë

Rruga e Hillary Clinton drejtë Shtëpisë së Bardhë

Bie bora e parë në Kosovë, ja trashësia në vendet rurale (Foto)
Rrëzohet një aeroplan luftarak në Spanjë, mbytet piloti (Video)

E lindur më 26 tetor 1947 në Çikago, Hillary Diane Rodham u rrit në lagjen periferike e klasës së mesme Park Ridge dhe ishte fëmija i parë i familjes.

Babai i saj, Hugh Rodham, ish-themeluesi i US Navy gjatë luftës , ishte një pronar i vogël republikan i një ndërmarrjeje perdesh, i dalë nga një familje e klasës punëtore në Scranton, Pensilvani.

Nëna e saj, Dorothy Howell, e adhuronte të merrej me aktivitete fëmijësh, veçanërisht në kishën metodiste të lagjes.

Nxënëse e shkëlqyer, Hillary vazhdoi studimet në universitetin prestigjioz “Wellesley College”, pranë Bostonit. Ajo hapet me botën, zbulon luftën për të drejtat qytetare, luftën e Vietnamit dhe bashkohet me idetë demokrate.

Ashtu si gjithë angazhimi i saj në kauzën e grave dhe fëmijëve, puna e parë e vërtetë e saj është në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve në përfundim të një prej shkollave më të mira të të drejtave të SHBA-ve, Yale, ku u takua me Bill Clinton, me të cilin u martua, në vitin 1980 u lindi Chelsea, vajza e tyre e vetme.

Pas një hezitimi të gjatë dhe një devijimi nga komisioni i hetimit për skandalin Watergate, Hillary zgjedh të ndjekë bashkëshortin e saj në Arkansas, një zhvendosje tjetër që habiti miqtë e saj.

Ajo bëhet partnerja politike e Bill Clintonit deri në marrjen e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1993.

Por, ngarkuar me reformën e sistemit shëndetësor amerikan, ajo dështon dhe mbyllet, e injoruar nga shoqëria e Uashingtonit.

Në vitin 1993 hyri në Shtëpinë e Bardhë përkrah bashkëshortit, Bill Clinton, e cila tregon gjithashtu se ”Bill Clinton dhe unë kemi filluar një bisedë në pranverën e vitit 1971 dhe nuk kemi ndalur së foluri që atëherë”.

Vazhdimi i karrierës së saj karakterizohet nga uljet dhe ngritjet me marrëdhëniet e saj me publikun e gjerë.

Ngritjet, kur amerikanët e mbështetën në çështjen e Monica Lewinskyt në vitin 1998 dhe kur njujorkezët e zgjodhën senatore në vitin 2000.

Lëndimi dhe poshtërimi, ”e shenjta Hillary”, siç e cilësojnë gazetat, vendos të falë Billin duke hequr dorë nga ndarja. ”Nuk do ta braktis kurrë, do të vazhdoj”, deklaroi atëherë ajo.

Uljet, kur ajo votoi për luftën në Irak në vitin 2002 dhe dështoi në garën paraprake presidenciale 2008 kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Por ngrihet sërish kur zgjidhet për të drejtuar diplomacinë amerikane.

Ajo u bë pjesë e politikës me kundërshtimin e luftës në Vietnam, por do të vazhdojë të përballet me sfida kolosale, nëse arrin të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si presidente, trashëgon luftën e gjatë kundër terrorizmit botëror, tensionin në rritje me Rusinë, çështjen bërthamore me Iranin dhe Korenë Veriore.

COMMENTS