Rritje pagash në janar të vitit 2018, por jo edhe të pensioneve

Rritje pagash në janar të vitit 2018, por jo edhe të pensioneve

​Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm dhe skemës sociale, por jo dhe të pensioneve.

Ai në një konferencë për media tha se rritja e pagave do të bëhet nga një janari dhe ajo do të jetë sipas rritjes ekonomike.

’20 për qind do të ketë rritje të skemës sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje’, tha Hamza.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave.

‘Është një lajm i mirë se ministri Hamza për këto ditë ka përmbushur planin qeveritar për 2018. Rishikimi i buxhetit nuk ka pasur vonesa. Na vjen keq që disa kategori kanë pritur gjatë për pagat e tyre’, tha ai.

COMMENTS