Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në kullën e Londrës

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në kullën e Londrës

Washington Post: Si ndërhyri Rusia në zgjedhjet Amerikane
Humb jetën punëtori kosovar në Gjermani, e zë ekskavatori

Në 30 është rritur numri i personave që kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu një kullë banimi në Londër gjatë kësaj jave, njofton policia britanike.

Komandanti i policisë së qytetit, Stuart Cundy, ka thënë se mund të rritet numri i personave të vdekur në kullën 24 katëshe të Londrës.

Sipas Cundy 24 persona janë ende në spital, 12 prej tyre në gjendje kritike.

Policia tashmë ka nisur hetimet për incidentin e 14 qershorit.

‘Ne kemi kontrolluar lokacionin ku ka nisur zjarri dhe tash për tash nuk kemi prova se zjarri ka qenë i qëllimshëm’ ka shtuar Cundy.

Ai gjithashtu ka thënë se ka ‘rrezik që fatkeqësisht nuk mund të jemi në gjendje të identifikojmë’ të gjitha viktimat.

COMMENTS