Rritet mbështetja nga e gjithë bota në inovacionin e kosovarëve ‘Hello’

Skuteri me katër rrota (Video)
Samsung prezanton TV gjigant (Video)

Nga kërkesa fillestare për 30 mijë dollarë, Solaborate e tejkalojë kërkesën e saj për 1300%, dhe sot ka mbledhur mbi 400 mijë dollarë për zhvillimin e Hello.

Në korrik të këtij viti, Solaborate – kompania e themeluar nga kosovari Labinot Bytyqi filloi një fushatë në Kickstarter për të ngritur fonde për të nxitur zhvillimin e kamerës së saj të mençur të cilën e ka quajtur Hello.

Fushata ishte aq e suksesshme sa që Bytyqi dhe ekipi i tij vendosën ta zgjerojnë kompaninë për të integruar shërbimet ekzistuese si Skype dhe Google Hangouts në platformën e Solaborate.

Pas disa javëve të fushatës së suksesshme, Solaborate arriti të grumbullojë më shumë se 400 mijë dollarë në Kickstarter, dhe për produktin e kompanisë u krijua shumë publicitet në mediat më të mëdha botërore, duke përfshirë edhe TechCrunch, DigitalTrends, GadgetFlow, GeekyGadgets, ProductHunt, Yahoo Finance dhe shumë media tjera amerikane.

Tani, Hello ka mbledhur 401,635 dollarë nga 928 mbështetës nga dhjetëra vende të ndryshme të borës, për shndërrimin e Hello në një sukses ndërkombëtar, i cili do të garojë me emrat e mëdhënj të industrisë sikurse Skype, Cisco apo Polycom.

Hello është një pajisje e mençur për video konferenca që kontrollohet me zë, bën ndarjen e ekranit dhe transmetimin live.

Përdoruesit e çiftëzojnë pajisjen me aplikacionin e Solaborate për të krijuar një sistem të produktivitetit ndërmjet platformave, duke ua mundësuar palëve të shumta për të komunikuar dhe bashkëpunuar me profesionistët dhe bizneset nga gjithë bota, pa pagesë.

Pas përfundimit të fushatës në Kickstarter, Hello është në dispozicion në Indiegogo, prej nga mund të porositet, dhe dërgesat e para të Hello pritet të arrijnë tek përdoruesit në fund të këtij viti.

COMMENTS