Rritet kërkimi për jetë aliene (Video)

Kina ka krijuar teleskopin më të madh në botë të quajtur 'Fast', me diametër 500 metra të gjerë. Teleskopi 'Fast' është në gjendje të vërejë radio

Kina ka krijuar teleskopin më të madh në botë të quajtur ‘Fast’, me diametër 500 metra të gjerë.

Teleskopi ‘Fast’ është në gjendje të vërejë radio sinjale, ‘zbulime këto përtej imagjinatës tonë’.

Pajisja gjigante me emrin ‘Fast’, e vendosur mes kodrave në rajonin Guizhou, ka nisur punën këtë javë. Me një kosto prej më shumë se 150 milionë dollarë, është shumë më i madh se Observatori Aresibo në Porto Riko, që deri më sot ishte radio-teleskopi më i madh në botë.

‘Fast’ do të përdorë 4450 panelet e tij për të kërkuar shenja jete inteligjente.

Kina e shikon programin e saj hapësinor multimiliarder si një simbol i progresit të vendit. Shteti aziatik ka planifikuar një stacion hapësinor të përhershëm deri në vitin 2020 dhe një mision në Hënë.

COMMENTS