Rritet familja e Messit

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Leo Messit, po pret fëmijën e tretë.

Sipas mediave spanjolle, çifti që ka dy djem (Thiago 4 vjeç dhe Mateo 1 vjeç), do të zmadhojnë më tej familjen e tyre.

Zërat për një shtatzëni të gruas së Messit qarkulluan në Argjentinë disa ditë më parë, kur Antonela u pa me veshje të gjera.

Në rastet e dy fëmijëve të parë, Messi njoftoi shtatzëninë e gruas së tij nëpërmjet Instagramit. Pritet të shohim postimet e radhës së yllit të Barcelonës…

COMMENTS