Rrëzohet xhamia në Beograd (Video)

Dy zyrtarë të Serbisë nesër me leje vizitojnë Kosovën
23 persona vdesin në një minierë në Pakistan

Në rrethinë të Beogradit, në Zemun, është rrënuar xhamia si objekt i paligjshëm fetar. Forca të mëdha policore kishin bllokuar qytetarët në mënyrë që të mos pengojnë rrënimin e xhamisë.

Përfaqësues komunalë nga Komuna e Zemunit, afër Beogradit, të përkrahur nga xhandarmëria tri orë para mëngjesit e rrënuan xhaminë.

Banorët lokalë kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufspahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin ‘Edhe kur jemi djegur kemi qenë më të fortë’.

‘Pse po ndodh kjo? Për shkak të bisedimeve në Bruksel? Pse po ndodh kjo sot? A është kjo dhuratë për Ramazan?’, pyet myftiu autoritetet serbe.

Objekti i xhamisë është konsideruar se ka nisur të ndërtohet pa leje, andaj është bërë rrënimi.

Ky aksion është kundërshtuar nga shqiptarët por edhe besimtarët që i përkasin besimit islam atje.
Ky objekt i xhamisë është rrënuar një natë para fillimi të muajit të Ramazanit.

COMMENTS