Rrëzohet Besa Kokëdhima gjatë xhirimeve (Video)

Besa, Rona, Albani dhe Xuxi janë duke përgatitur një surprizë për ‘The Voice Of Albania’, por duket se Besa ka qënë surpriza e xhirimeve.

Teksa katërshja simpatike ka qënë në sheshxhirim, Besa nuk ka mundur t’ja dalë siç duhet. Për shkak të terrenit jo shumë të mirë dhe fustanit të gjatë, këngëtarja e ‘Kokeforte’, është penguar dhe thuajse ka përfunduar në tokë.Por artistja e ka marrë me shumë sportivitet këtë incident, kështu që ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

‘Realiteti i xhirimeve’, shkruan bashkangjitur postimit trajnerja e ‘The Voice’.

COMMENTS