Televizioni ZICO TV u themelua në maj të vitit 2007. Ai është regjistruar dhe licencuar nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës.

ZICO TV është televizion privat nacional kabllor dhe nisi zyrtarisht transmetimet me 5 dhjetor 2007 dhe me një ekip tepër profesional që prodhon program cilësor që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë të të gjitha grupmoshave.
Nga data 2 Tetor 2012, ZICO TV ka nisur i pari si kanal kosovar transmetimin edhe në formatin më të lartë të figurës dhe zërit, duke hapur kështu një etapë të re në Kosovë të cilësisë më të lartë të transmetimeve në botë, HD!

ZICO TV ka investuar në nivele të konsiderueshme, në projekte që pasqyrojnë dhe rrisin vlerat e jetës kulturore në Kosovë, duke u dhënë mundësinë talenteve të rinj të shfaqin aftësitë e tyre në muzikë, kulturë dhe art përmes projekteve, si ‘ZHURMA VIDEO MUSIC AWARDS’ dhe ‘ÇELËSI MUZIKOR’ ku marrin pjesë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

ZHURMA VIDEO MUSIC AWARDS është spektakël tradicional vjetor i cili mbahet nga viti 2004, ku shpërblehen artistët shqiptarë për të arriturat e vitit në fushën e muzikës dhe videoklipeve. Ky spektakël tanimë ka krijuar karakterin dhe vendin e tij te artisët dhe publiku. Çmimet e ndara në këtë spektakël që mbahet zakonisht në fund të vitit janë të kategorive të ndryshme dhe ndahen nga juria profesionale, si dhe çmimet e caktuara nga votat e publikut.

ÇELËSI MUZIKOR është festival tradicional me karakter garues që mbahet që nga viti 2006. Në këtë festival, këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora paraqesin këngët e tyre të cilat vlerësohen nga juria. Këngët pjesëmarrëse janë të zhanreve muzikore moderne (rock, pop, hip hop, r’n’b, latino, dance etj) dhe popullore. Paraqitja e këngëve pjesëmarrëse fillon disa muaj më herët ku edhe përzgjidhen këngët që do të marrin pjesë ne natën finale të festivalit.

ZICO TV ofron mundësinë e publicitetit me cilësi të lartë transmetimi dhe përshtypjen e duhur televizive. Administrimi i hapësirës së publicitetit ofron standarde të larta të shërbimeve përkatëse për të gjithë reklamuesit.