Rreth një mijë garues pritet të marrin pjesë në gjysmë-maratonën ‘Prishtina 2018’

Rreth një mijë garues pritet të marrin pjesë në gjysmë-maratonën ‘Prishtina 2018’

Këshilli Organizues i Gjysmë-Maratonës ‘Prishtina 2018’ ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka bërë të ditur se është gjithçka për gjysmë-maratonën e nesërme, e cila fillon prej orës 10:00.

Në këtë konferencë ishin pjesëtar edhe togeri i policës së Kosovës si dhe dy vrapues nga Kenia.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha, federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për të garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para, raporton kp.

Kryetari i Federatës së Kosovës deklaroi se gjithçka është e gatshme që gjysmë maratone të mbahet.

‘Kemi formuar këshillin organizativ të gjysmë maratonës Prishtina 2018 e cila është e 18-ta me radhë siç e dimë të gjithë, dhe nga viti i kaluar menjëherë kemi filluar të bëjmë përgatitjet sa më mirë dhe diçka më bukur dhe diçka më ndryshe. Federata Atletike e Kosovës ka bërë përgatitjen, dhe është e gatshme që të startoj tani për tani mirëpo ne edhe sot kemi të regjistruar të paraqitur kështu që nesër në ora 10 me 29.04.2018 do të startojë gjysmë maratone 18-të me radhë Prishtina 2018. Ne Federata e Atletikës së Kosovës kemi ftuar shumë personalitet në regjion dhe më gjerë që të jenë pjesëmarrës, por presim, ende nuk kanë mbërri por sigurisht që do të arrijnë dhe do të përcjellin për së afërmi këtë gjysmë-maratonë që jemi duke e organizuar të gjithë së bashku. Federata Atletike e Kosovës ka siguruar do të thotë mjete që ti paguaj do të thotë mbi 14 mijë euro shpërblime si dhe çështje të tjera, të cilat janë të nevojshme për zhvillim e kësaj gare, ku ne dëshirojmë të jen shumë garues, të kemi shumë personalitete që do zhvillojnë, sepse unë mendoj që nesër nuk do të jetë vetëm një gjysmë maratonë por do të jetë një festival i bukur i organizuar në qytetin e bukur të Prishtinës’, deklaroi ai.

Ndërsa Policia e Kosovës deklaroi se janë marrë të gjitha hapat që të jetë gjithçka në rregull për ditën e nesërme.

‘Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë që vepron në kuadër të Policisë së Kosovës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij aktiviteti sportiv. Gjysmë maratona do të përshkoj rrugët Prishtinë-Fushë Kosovë-Obiliq dhe prapë në Prishtinë, kjo rrugë do të sigurohet nga ana e policisë do të bëhet edhe mbyllja e rrugëve për ka lëvizin edhe sportistët, e dimë që mbyllja e rrugëve do të bëhet për një ambient sa më të qetë për sportistët. Edhe pse është ditë pushimi ne e dimë se kryeqendra ka një aktivitet të madh të lëvizjes së automjeteve dhe qytetarëve,mirëpo duke vlerësuar këtë aktivitet sportiv ne kërkojmë ndjesë ndaj qytetarëve’, potencoi Zogaj.

Dy sportistët Kenian të cilët ishin prezent në këtë konferencë ishin mjaftë të lumtur për pjesëmarrjen e tyre në këtë gjysmë maratonë dhe do të synojnë që të thyejnë rekorde si në garën e meshkujve ashtu edhe te femrat.

‘Është hera ime e parë që jam në Kosovë, dhe më vjen mirë që na keni ftuar. Do të bëjmë më të mirën që ta mbyllim garën në formën më të mirë së bashku me kolegët tjerë që vrapojmë. I falënderojë organizatorët që na kanë ftuar neve dhe shpresoj që do të ketë edhe ftesa tjera që vitet e ardhshme të marrim pjesë sërish në gjysmë maratonën e Prishtinës’ Christine Mora Oigo.

Ndërsa për garuesin tjetër ishte hera e dytë kjo që po merr pjesë në këtë gjysmë maratonë.

‘Është hera e dytë që marrë pjesë. Në vitin 2014 ka qenë për herë të parë. Synimi është që të përfundojë garën për 1 orë e dy minuta, pasi rekordi qe dhjetë vite është 1 ore e 3 minuta’.

Vrapimi në këtë gjysmë maratonë pritet të fillojë në ora 10:00 ndërsa garuesit duhen të paraqiten në vendin e nisjes që është para teatrit Kombëtar në orën 09:30.

COMMENTS