Rreshteri amerikan i shpëton burgimit të përjetshëm

Rreshteri amerikan i shpëton burgimit të përjetshëm

Serbia planifikon të nisë autostradë 800 milionshëshe Nish-Prishtinë
Nëntogeri i FSK-së zgjedhet ‘Studenti ndërkombëtar më i mirë i klasës’ në SHBA

Një gjyq ushtarak ka vendosur se Rreshteri i ushtrisë amerikane, Bowe Bergdahl, nuk duhet të burgoset për akuzat se ka rrezikuar bashkëluftëtarët duke u larguar nga pozita e tij në Afganistan.

Gjykata ka vendosur që Bergdahli duhet të shkarkohet pandershëm, t’i zvogëlohet grada dhe t’i ndalohet pagesa në shumën prej 10,000 dollarë, përcjellë REL.

Bergdahl ishte deklaruar fajtor për shpërdorim dhe sjellje të pahijshme para armikut dhe ishte përballur me burgim të përjetshëm.

Duke komentuar në Twitter, Presidenti i SHBA Donald Trump e ka quajtur Bergdahl ‘tradhëtar’.

Në vitin 2009, Berhdahl është larguar nga posti i tij në Afganistan, pas së cilës është marrë peng nga talibanët duke u mbajtur i mbyllur për pesë vjet.

Ai u lirua nga talibanët pasi presidenti Obama u pajtua që ta shkëmbejë atë me pesë militant islamik pjesëtarë të talibanëve.

COMMENTS