Rrëfimi i rrallë i Aurela Gaçes për bashkëshortin (Foto)

Rrëfimi i rrallë i Aurela Gaçes për bashkëshortin (Foto)

Enca dhe Blerim Destani në lidhje? (Foto)
Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në Britani (Foto)

Ajo është e dashuruar dhe po jeton momentet më të lumtura të jetës së saj.

Ka pranë një partner që e kupton në çdo gjë, që e mbështet si femër, si nënë dhe si artiste, ka dy vajza që e bëjnë të ndjehet edhe më e plotësuar.

Po flasim për Aurela Gaçen, këngëtaren e suksesshme, e cila ka bërë një dedikim të veçantë për partnerin e saj Skerdin, të cilit i rrëfen publikisht disa fjalë zemre.

Mesazhi i plotë

‘Rralle shpreh ate qe ndjej per ty ne publik. Nuk besoj se te flasesh publikisht, tregon se e do me shume njeriun me te cilin ndan ditet e jetes tende. Por sot dua te flas. Shume pak e dine se cfare mbeshtetje je ti per mua. Te gjithe me shohin si nje njeri te forte dhe mendojne se s’kam nevoje per nje sup ku te mbeshtetem. Une e cdo artist ka nevoje per nje njeri vizionar, qe te shohe e te besoje ne ate qe je. Do te thote dikush , po ti je vete . . Mire dakort, por askush nuk e di rraskapitjen e mundimin qe me eshte dashur te perballoj e vetme per 20 vjet cdo gje qe duhej per te realizuar veten.

Prinderit e dine mire cfare kalon femija dhe mundohet me shpirt , . Por jo gjithmone munden nese nuk jane brenda ketij profesioni. Mund te te ndihmojne shpirterisht sigurisht , edhe mua kjo gje s’me ka munguar. Por me eshte dashur te bej cdo gje vete edhe kur s’kuptoja si behej.

Me eshte dashur te behem cdo gje ne mbas skene, menaxhere, producente ( mblidh te ardhura e vetem harxho ne ate qe duhet per skenen).

Po , une e shume artiste te brezit tim as nuk e dinim se cdo te thote menaxhim i aftesive te tua.

Une sot jam me e forte sepse te kam ty qe me sheh ne sy e dashuron ate qe une jam. Une s’kam pasur kurre nevoje per nje burre qe te me mbante me te ardhura sepse punoja vete. Une nuk do te pranoja kurre te jetoja as 1 ore te jetes time me dike qe so te me bente te ndihesha me pak se cfare besoj per veten.

Dhe une nuk do te mundesha te bej cfare jam duke bere , te jem live ne keto permasa , te luftoj ne kete treg ku playback-u te mbyt, e une te arrij te jem ne skene me staf te vertete, te isha live cdo jave ne skene ne Tirane , kjo u be e po behet sepse je ti qe qendron mbas meje e nuk me le te mendoj per asgje, gjithe veshtiresite tani i merr ti persiper mua me jep mundesine qe une te mendoj e te jem 100% ne skene vetem te jap ate qe me fali Zoti. Pervec dashurise qe kam per ty, pervec asaj qe me ke bere te ndjej si qenie njerezore, une dua te tregoj se kam ne krahe njeriun qe kupton qenien time ne skene e me ndihmon ne cdo hap te realizoj gjera qe ne realitetin tone une i besoja te pamundura. .

Une sot te falenderoj per gjithcka o babi i dy vajzave tona mrekulli. Faleminderit Zot per kete sup ku mbeshtes koken’.

COMMENTS